Lajme

Kjo është gruaja që u arrestua pasi dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 22 July 2024

Dy persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar se ndihmuan Faton Hajrizin për arratisjen nga burgu i Smrekonicës.

Dy persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar se ndihmuan Faton Hajrizin për arratisjen nga burgu i Smrekonicës.

Sot, Gjykata Themelore në Mitrovicë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të pandehurve H.Xh. dhe E.B.

-Advertisement-

Sipas gjykatës ata kryen veprën penale “dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurëve H.XH dhe E.B dhe të njëjtëve i’u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Theksojmë se Faton Hajrizi ishte i arratisur nga 6 korrik i këtij viti. Ai u shpall në kërkim dhe vendndodhja e tij mbeti e panjohur deri më 18 korrik, kur në Serbi po dyshohet se vrau një zyrtar policor në qytetin perëndimor të Lloznicës.

Autoritetet serbe u vunë në kërkim të Faton Hajrizit si i dyshuari për këtë vrasje, derisa Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se ai ishte vrarë nga Policia

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera