Lajme

Kjo është gruaja që mbeti e v*arë nga ish-bashkëshorti i saj në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 12 April 2024

Një grua ka mbetur e vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, dhe një person ka mbetur i plagosur.

Gruaja e plagosur siç mëson Insajderi është Erona Cokli. Viktima po dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj deklaruan se dyshimet e para janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

-Advertisement-

Ndërkohë një dëshmitar i ngjarjes i ka thënë Insajderit se ish-çifti dyshohet se kishin qenë në konflikt për shkak të kujdestarisë së fëmiut.

I njëjti theksoi se e ka parë fëmijën të moshës rreth 14 vjeçare kur ka dal nga enti social duke qajtë, ndërsa këpucët i kishte të gjakosura.

“Thanë se janë kap se kush e mban fëmiun, kanë qenë brenda entit social edhe e gjuajt me armë gruan e vet, fëmiu më duket se ka qenë i moshës 14-15 vjeçare, atë e pash duke dal nga objekti ndërsa këpucët i kish pas me gjak”, ka deklaruar për Insajderin ky dëshmitar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera