Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 12 May 2017

D.A., është personi i plagosur sot në rrugën “Perandori Justinian” në Prishtinë. Lidhur me rastin është deklaruar babai i të plagosurit me armë zjarri, duke thënë se djali i tij është në gjendje kritike për jetën.

Ai ka thënë se djali i tij punon me një restaturant dhe ishte duke u kthyer nga puna kur ka ndodhur gjuajtja me armë, përcjellë Indeksonline.

Babai i djalit ka treguar se policia e ka lënë në pritje për t`i sqaruar më shumë për ngjarjen dhe për t`i thënë se kush është kryesi i veprës.

-Advertisement-

Në një deklarim për Klan Kosova, ai ka thënë se djali i tij nuk ka pasur probleme me asnjë person.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera