Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e shqiptarit të plagosur me thikë

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 16 June 2017
19-vjeçari ishte operuar urgjentisht në spitalin Friedrich-Ebert dhe është jashtë rrezikut për jetë. 26-vjeçari u arrestua nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje dhe që nga e marta po mbahet në burgun e Neumünster
Një shqiptar 19-vjeçar ishte plagosur rëndë gjatë një grindjeje në një strehimore të refugjatëve në Neumünster. Atë e kishte therur me thikë nga afgan 26-vjeçar. Shqiptari është operuar urgjentisht dhe është jashtë rrezikut për jetë, kurse 26-vjeçari është arrestuar, shkruajnë mediat gjermane.

Ngjarja kishte ndodhur të hënën mbrëma, kur ai edhe një afgan ishte përleshur në korridor të objektit. Sipas policisë, këtu 26-vjeçari nga Afganistani kishte therur me thikë shqiptarin, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesën e sipërme, përcjell albinfo.ch.

Rojet e sigurisë kanë thirrur shërbimet emergjente dhe policinë. 19-vjeçari ishte operuar urgjentisht në spitalin Friedrich-Ebert dhe është jashtë rrezikut për jetë. 26-vjeçari u arrestua nga policia dhe akuzohet për tentativë vrasje dhe që nga e marta po mbahet në burgun e Neumünster. Ai është i njohur për policinë, pasi kishte thyer ligjin edhe më herët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera