Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e Shefqet Krasniqit pasi u infektua me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 16 June 2021

Hoxhë Shefqet Krasniqi, është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi u infektua me COVID-19 dhe iu rëndua gjendja shëndetësore.

Gazeta inFokus mëson se gjendja momentale shëndetësorë e Krasniqit është stabile dhe se ai është shtrirë në Klinikën Infektive.

Lajmin që hoxhë Krasniqi pati probleme shëndetësore e konfirmuan edhe në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

-Advertisement-

“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e  Krasniqit./Gazeta inFokus/

Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me COVID-19

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera