Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës
Autori: Gazeta inFokus
13:52 | 14 January 2018
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, prej një jave, po vazhdon të qëndrojë në Spitalin Amerikan. Të dielën nuk kanë dhënë detaje të reja as nga spitali dhe as nga partia se pse po vazhdon të qëndrojë kaq gjatë në spital. Kanë thënë se presin që shpejt të lirohet të shkojë në shtëpi.Sa ishte Kryetar i Prishtinës, më 2010, Mustafa kishte qenë i sëmurë nga zemra dhe kishte pasur edhe ndërhyrje.
Isa Mustafa, ish-Kryeministër, i ka mbushur një javë prej se është shtrirë në një spital privat në Prishtinë.Mustafa ishte shtrirë në spitalin amerikan të hënën e kaluar, ku thuhej se kishte simptoma të gripit.
Zyrtarët e spitalit kanë thënë se Kryetari i LDK’së ndodhet ende i shtrirë derisa gjendja e tij shëndetësore është stabile.Ata kanë deklaruar se Mustafa edhe për disa ditë tjera do të qëndrojë në spital deri në përmirësimin e plotë.“Po ai ende gjendet në spital. Gjendja e tij shëndetësore është stabile” i kanë thënë të dielën shkurt Express’it zyrtarë të këtij spitali.E ndërkohë që edhe nga partia e Mustafës thonë se ai është mirë.
Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova ka thënë se para disa ditëve e ka vizituar liderin e partisë së tij në spital. Thotë se dukej mirë.
“Më mirë është. Është në përmirësim e sipër. Unë vet kam shku me pa. Ka qenë i sëmurë nga gripi. Por unë e pash që ai është duke u përmirësuar”, ka thënë Rugova.Zyrtari i LDK’së ka deklaruar se presin që shumë shpejt Mustafa t’iu bashkohet aktiviteteve të partisë.
“Ende nuk e di se kur do të lirohet, mirëpo po presim që së shpejti të dalë e t’i bashkohet partisë”, ka thënë Rugova për Express..
Se Isa Mustafa është prekur nga gripi sezonal kanë deklaruar të mërkurën edhe zyrtarë nga LDK.“Akademik Isa Mustafa, këto ditë ka qenë i prekur nga një grip sezonal, si pasojë e të cilit është detyruar që të trajtohet në institucionet shëndetësore”, thuhej në njoftimin e LDK’së.
Në vitin 2010, Isa Mustafa si Kryetar i Prishtinës, kishte udhëtuar për në Bruksel. Atje kishte pasur intervenime në zemër.Lideri aktual i LDK’së ka mbajtur pozita të lartë në hierarkinë komuniste para viteve te 90’ta.
Pastaj, është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në Ekzil. Pasluftës, ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike si në Bordin e UP’së. Një kohë ka shërbyer si Këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj Kryetar i Prishtinës deri më 2013.
Më 2009 ka marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së.Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e Kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
































