Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e Ganimete Musliut pas operimit

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 22 February 2024

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Ganimete Musliu, i është nënshtruar një operimi në zemër në Gjermani.

Operimi ka rezultuar me sukses. Lidhur me gjendjen shëndetësore detaje ka dhënë motra e saj, Fatmirja.

Sipas saj, për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes, deputetja e PDK-së ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.

-Advertisement-

“Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime”, tha motra e deputetës së PDK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera