Kjo është gjendja shëndetësore e foshnjës, nëna e të cilit u vetëvra të premten
Autori: Gazeta inFokus
17:19 | 09 January 2018
Dukuria e vetëvrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje të konsiderueshme viteve të fundit. Të premten pasdite portali “Infokusi.com” ka raportuar për një rast të vetëvrasjes të një lehone në Prishtinë (Kliko këtu)
Viktima, Blerinë Sejdiu-Hodolli 31 vjeçare nga Podujeva ka rënë ka kati i tretë i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Blerina rreth një muaj më parë ka lindur një foshnjë në Klinikën e Gjinekologjisë por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore foshnja është mbajtur nën kujdes mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë, shkruan Infokusi.com.
Portali “Infokusi.com” ka kontaktuar sot me Drejtorin e kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovcin, i cili ka treguar rreth gjendjes shëndetësorë të foshnjës.
Gojnovci ka thënë se foshnja ka kaluar komplikimet shëndetësorë ndërsa gjendja e saj momentalisht është stabile.
“Foshnja aktualisht gjendet në Klinikën e Neonatologjisë, ndërsa gjendja shëndetësore e saj është stabile”, ka thënë Gojnovci.
Ai ka thënë se lirimi i foshnjës pavarësisht se ishte paralajmëruar për sot pritet të bëhet nesër, shkruan Infokusi.com
“Është paraparë që foshnja të lirohet sot nga Klinika e Neonatologjisë por në marrëveshje me familjarët e të ndjerës është shtyrë për nesër lirimi i foshnjës”ka thënë Gojnovci.
Rasti i vdekjes së 31 vjeçares është raportuar si vdekje e dyshimtë dhe me të po merret njësiti i hetimeve./INFOKUSI

T� tjera
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
































