Lajme

Kjo është gjendja shëndetësore e foshnjës, nëna e të cilit u vetëvra të premten

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 09 January 2018

Dukuria e vetëvrasjeve në Kosovë ka shënuar rritje të konsiderueshme viteve të fundit. Të premten pasdite portali “Infokusi.com” ka raportuar për një rast të vetëvrasjes të një lehone në Prishtinë (Kliko këtu)

Viktima,  Blerinë Sejdiu-Hodolli 31 vjeçare nga Podujeva ka rënë ka kati i tretë i Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Blerina rreth një muaj më parë ka lindur një foshnjë në Klinikën e Gjinekologjisë por për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore foshnja është mbajtur nën kujdes mjekësor në Klinikën e Neonatologjisë,  shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Portali “Infokusi.com” ka kontaktuar sot  me Drejtorin e kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovcin, i cili ka treguar rreth gjendjes shëndetësorë të foshnjës.

Gojnovci ka thënë se foshnja ka kaluar komplikimet shëndetësorë ndërsa gjendja e saj momentalisht është stabile.

“Foshnja aktualisht gjendet në Klinikën e Neonatologjisë, ndërsa gjendja shëndetësore e saj është stabile”, ka thënë Gojnovci.

Ai ka thënë se lirimi i foshnjës pavarësisht se ishte paralajmëruar për sot pritet të bëhet nesër, shkruan Infokusi.com

“Është paraparë që foshnja të lirohet sot nga Klinika e Neonatologjisë por në marrëveshje me familjarët e të ndjerës është shtyrë për nesër lirimi i foshnjës”ka thënë Gojnovci.

Rasti i vdekjes së 31 vjeçares është raportuar si vdekje e dyshimtë dhe me të po merret njësiti i hetimeve./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera