Rozë

Kjo është gjendja shëndetësore e Danit pasi iu nënshtrua operimit të vendosjes së stendës

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 01 August 2020

Dani në formë të mirë shëndetësore pasi iu nënshtrua operimit të vendosjes së stendës.

Ditë më parë, këngëtari i mirënjohur nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani, pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore i ishte dashur t’i nënshtrohej një trajtimi mjekësor – operimit të vendosjes së stendës.

Megjithatë, ditën e djeshme (e premte) me rastin e festës së Kurban Bajramit, ishte djali i Danit, Andi, ai i cili përmes një postimi të ndarë në Facebook tregoi më shumë për gjendjen momentale të të atit.

-Advertisement-

“Me babanë bashkë po dalim për një kafe, ju përshëndesim”, ka qenë përshkrimi krahas postimit të publikuar.

Në bazë të imazhit, krijuesi i shumë hiteve duket në gjendje të mirë shëndetësore pas intervenimit që bëri.

Krahas postimit pranoi edhe urime e reagime të ndryshme, marrë parasysh admiruesit e muzikës së tij që tashmë numëron jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Ndonëse njihet si një prej artistëve më të kujdesshëm në ruajtjen e shëndetit, Dani edhe në njoftimin paraprak tregoi se përparësitë e tij shëndetësore kanë dalur: aktiviteti sportiv, mos pirja e duhanit dhe e alkoolit.

Ramadan Krasniqi ndër tjerash po vazhdon punon dhe angazhimin në prurje të reja muzikore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera