Rozë

Kjo është gjendja shëndetësore e aktores së njohur pas infektimit me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 13 September 2020

Aktorja indiane, Sara Khan e njohur nga të gjithë si “Sadna” e “Bidaait”, është infektuar me Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo pak ditë më parë përmes një postimi në Instagram ku shkruante se është karantinuar.

Sara po e kalon karantinën në shtëpinë e prindërve të saj dhe së fundmi publikoi një foto ku informonte fansat për gjendjen e saj shëndetësore. Aktorja shkruan se është mirë, por në foto shfaqet e transformuar në pamje, e lodhur, me rrathë poshtë syve dhe jo në formën e saj më të mirë.

-Advertisement-

“Doja t’ju tregoja se jam mirë dhe inshallah shërohem sa më shpejt nga ky virus idiot. Jam e bekuar që kam urimet, dashurinë, kujdesin dhe suportin tuaj”, shkruan Sara krah kësaj fotoje.

Aktorja është kujdesur të mbajë distancën nga prindërit dhe motrat. Një nga motrat e saj publikoi një video ku Sara shihej me maskë duke mbajtur distancë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera