Lajme

Kjo është gjendja në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdare

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 03 January 2023

Me të mbaruar pushimet në Kosovë, mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet ku qëndrojnë e punojnë.

Kthimi i tyre ka shtuar edhe kolonat në dalje të Kosovës, sidomos në pikë kalime kufitare kryesore me Serbinë tek Dheu i Bardhë e Merdare.

Si shkak i bllokimit të rrugës nga serbët në Kurshumli me 27 dhjetor, ku disa mërgimtarë kishin mbetur të bllokuar tashmë pjesa më e madhe po shmangin Merdaren dhe po shkojnë ka Dheu i Bardhë.

-Advertisement-

Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), qytetarët janë diku pritur për të dal përmes kufirit Dheu i Bardh rreth 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra.

Derisa për hyrje pritjet janë deri 15 minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera