Lajme

Kjo ështe gjendja me Covid në Kosovë, tregon raporti i IKSHPK-së

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 04 June 2022

IKSHPK, ka publikuar raportin e fundit sa i përket gjendjes me COVID-19, në Kosovë.

Sipas raportit nga IKSHPK, në tërë vendin janë regjistruar vetëm 6 raste pozitive në 24 orët e fundit, kurse janë shëruar 8 persona, kurse nuk ka asnjë rast të vdekjes shkruan Gazeta Infokus.

Në tërë vendin janë 57 raste aktive, kurse në 24 orë janë administruar 77 doza vaksine.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.224 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.838 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 441 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190.

Në total numri i rasteve aktive është 57”, thuhet në raporin e IKSHPK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera