Fokus

Kjo është gjendja e tre foshnjave me COVID-19 në QKUK, njëra në oksigjenoterapi

Autori: Samire Jaha 14:57 | 21 July 2022

Tre foshnja, afërsisht 28 ditëshe, të infektuara me COVID-19 po trajtohen në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Dy prej tyre janë në gjendje më stabile shëndetësore, ndërsa njëra gjendet me oksigjenoterapi.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, drejtoresha e Klinikës së Neonatologjisë, Hajrije Ismaili, e cila ka thënë se të tre foshnjat janë të moshës neonatale, 28 ditëshe.

-Advertisement-

“Kemi tre foshnje Covid-19 pozitiv, dy janë në gjendje relativisht stabile, një është me mbështetje respiratore, në përmirësim krahasuar me ditët paraprake”, deklaroi drejtoresha e Neonatologjisë për Infokus.

Ndryshe numri total i pacientëve të hospitalizuar nga Covid-19 në spitalet e Kosovës ka arritur në 91 pacientë.

Kurse brenda një ditë në Kosovë dy qytetarë kanë humbur jetën nga Covid-19 derisa janë edhe 1 mijë e 440 raste të reja pozitive.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 8 mijë e 712 raste./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera