Lajme

Kjo është gjendja e të plagosurit në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 09 November 2021

Gjendja e të plagosurit me armë zjarri në Gjilan është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Ortopedisë në Klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gani Jashanica.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë, gjendja e përgjithshme është e mirë. Ka një plagë në regjionin e kofshës. Por diçka rrezik nuk ka, nuk ka asht të thyer”, tregoi Jashanica.

Ndërsa drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Arsim Emini tregoi se i plagosuri a pas dy plagë me armë zjarri, por që përshkak të rrezikut për përkeqësim të gjendjes ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm të QKUK.

-Advertisement-

“I ka pas dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijëve, dhe për shkak të rrezikut të përkeqësimit të gjendjes ai është përcjellë më tutje në QKUK. Ai është nisur në gjendje stabile, me parametra stabile dhe në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar në gjendje stabile në QKUK”, tregoi Emini për KosovaPress.

Shkak i të shtënave me armë zjarri në lagjen Arbëria në Gjilan një person mbrëmjen e së hënës mbeti i vdekur.

Ai ishte dërguar në spitalin e Gjilanit pa shenja jete.

Lajmin për KosovaPress, mbrëmë e ka konfirmuar nënkolonel Remzi Azemi, sipas të cilit rasti ka ndodhur pak para orës 21:00.

“Ka qenë një incident. Dyshohet se është përdorur arma e zjarrit dhe si pasojë një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur”, tha Azemi.

Sipas tij, ende nuk dihen rrethanat e incidentit dhe nuk ka persona të dyshuar, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera