Lajme

Kjo është gjendja e të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 02 April 2020

Nëpërmjet raportit ditor nga dr. Sadie Namani, infektologe bëhet e ditur gjendja e pacientëve të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Në klinikën infektive të QKUK-së të shtruar gjithsej janë 60 pacientë, ku 44 prej tyre janë të prekur me COVID-19, shkruan gazeta inFokus.

Në pritje të rezultateve janë 6 prej tyre, ndërsa 10 kanë rezultuar negativ.

-Advertisement-

Prej 44 të infektuarve, 35 janë në gjendje stabile, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

E më rëndë është një paciente e cila është në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv.

4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njera është e vetizoluar në shtëpi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera