Fokus

Kjo është gjendja e rrugëve pas reshjeve të borës në Kosovë

Autori: Anita Krasniqi 10:11 | 09 January 2019

Reshjet e shumta të borës në mëngjesin e së mërkurës  e kanë vështirësuar komunikacionin rrugor.

Rrugët janë të mbuluara më borë.

Ndonëse qytetarët kanë dërguar fotografi ku tregojnë gjendjen e vështirë dhe bllokimin e rrugëve , në Ministrinë e Infrastrukturës nuk thonë të njejtën gjë.

-Advertisement-

Argjend Zejnaj nga ky institucion për gazetën inFokus ka thënë se ka vështirësi në qarkullim, mirëpo nuk ka për bllokim të rrugëve.

“Të gjitha rrugët në Kosovë momentalisht janë të kalueshme. Deri më tani nuk kemi informacion për bllokim të rrugëve diku në Kosovë. Megjithatë, reshjet janë mjaft të dendura dhe ka vështirësi në qarkullim”, ka thënë ai.

Zejnaj bëri të ditur se “Qafa e Duhlës” në Shtime dhe rruga e Pejë-Kullë- Rozhajë , kufiri me Malin e Zi, kanë qenë të bllokuar po kompania e pastrimit ka reaguar menjëherë dhe tanimë janë të kalueshmë.

Ai bëri thirrje për të gjithë vozitësit në vend që të kenë kujdes gjatë vozitjes këto ditë.

“Unë bëj apel që vozitësit të kenë kujdes dhe në kushtë dimërorë shenjat përgjysmohen. Nëse shenjat e komunikacionit tregojnë të vozitësh 60km/h të ulin shpejtësinë në 30 km/h” ka thënë Zejnaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera