Lajme

Kjo është gjendja e rëndë në të cilën punojnë stafi e trajtohen pacientët e Klinikës së Mjekësisë Fizikale në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 28 March 2022

Pacientët dhe stafi i Klinikës së Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballen me kushte të rënda.

Hapësirat ku kryhet pjesa e terapisë fizikale edhe për shkak të vjetërsisë së Klinikës është në gjendje shumë të rëndë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Valbona Krasniqi në emisionin Doktor Plus (prodhim i Gazetës Infokus) ka thënë se pavarësisht kësaj gjendje ata janë munduar që punën e tyre ta kryejnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Advertisement-

Sikur të mos mjaftonte gjendja në këtë Klinikë ajo është edhe e ndarë ku shërbimet për pacientët kryhen në disa objekte.

E përveç kësaj aty ka edhe një listë të pritjes për shkak të kërkesave të shumta dhe pamundësisë e kushteve në Klinikë.

Stafi i kësaj klinike ka dy vite që po presin për të dalë në objektin e ri ku aktualisht është Mjekësia Sportive dhe për shkak të pandemisë kjo ende nuk është bërë e mundur.

E se kur do të kalojnë në objektin e ri mbetet të shihet.

Për të parë gjendjen në këtë Klinikë ndiqni storien në vazhdim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera