Lajme

Kjo është gjendja e policëve të lënduar nga serbët në veri, flasin nga QKUK-ja

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 13 October 2021

Katër policë të Kosovës kanë kërkuar sot ndihmë në Qendrën Emergjente të QKUK-së pas lëndimeve të marra në veriun e vendit.

Policia e Kosovës nisi mëngjesin e sotëm një aksion atje për të ndaluar krimin dhe kontrabandën.Mjeku kujdestar Leutrim Hajdari thotë se gjendja e policëve është stabile.

“Në QKUK janë sjellë katër policë nga Spitali i Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm te ne. Dy prej tyre kanë pasur lëndime më serioze dhe në bazë të analizave që i kemi bërë, njëri prej tyre ka pasur trupa të huaj në pjesën e kokës ndërsa tjetri në pjesën e krahut”, tha ai për RTK-në.

-Advertisement-

“Ne mendojmë se trupat e huaj janë si pasojë e shpërthimeve që kanë ndodhur atje dhe nga aty kanë pësuar këto lëndime”, shtoi ai.“Pas analizave dhe trajtimit gjendja e tyre është stabile dhe janë liruar për në shtëpi për trajtim të mëtutjeshëm”, theksoi Hajdari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera