Lajme

Kjo është gjendja e personit në Prizren që u ther mbrëmë me thikë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 15 November 2022

Një person është therur me thikë mbrëmë në Prizren ku ishte  dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Për gjendjen e tij kanë dhënë detaje nga spitali rajonal.

Shefi i mjekimit Intensiv Qendror, Mentor Rexhëbeqaj, tha se gjendja e të riut për momentin është stabile.

-Advertisement-

“Për momentin gjendja e tij është stabile. Ai iu ka nënshtruar një operimi mbrëmë ku është dashur të trajtohen plagët që i ka pasur në disa vende. Për fat të mirë nuk janë prekur zonat që kanë mundur t’ia marrin jetën në vendin e ngjarjes”, tha Rexhëbeqaj për Klankosova.tv.

“Ai tani po monitorohet në mjekimin intensiv. Parametrat i ka normale për momentin dhe të shohim tutje se si do të shkojë në vazhdim”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera