Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 07 January 2022

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 27 pacientë janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Sipas ShSKUK-së, 6 prej tyre janë pozitiv me COVID-19, teksa 21 të tjerë janë post-COVID.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacient.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Covid-19: Të shtrirë 27 pacientë

Në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 27 pacientë, prej tyre 6 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 21 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacient

Spitali i Pejës, 2 pacientë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera