Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 08 February 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë 216 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 149 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 17 pacientë.

Ky është raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 75 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 15 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 22 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 20 pacientë

-Spitali i Pejës, 18 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 22 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 9 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 12 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera