Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19, në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 17 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 10 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19, në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka vetëm 2 pacientë, si dhe 34 të tjerë janë me post-covid.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 5 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

-Spital i Pejës, 3 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera