Lajme

Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 16 February 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 141 pacientë po trajtohen nga Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 133 janë  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 të negativizuar, 102 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv, 12 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 51 pacientë

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 12 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 7 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 12 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

-Spitali i Pejës, 9 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 12 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 5 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 17 pacientë

-Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera