Sport

Kjo është gjendja e Lionel Messit pas lëndimit që e la jashtë fushës në ndeshjen ndaj Real Sociedadit

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 14 January 2021

Barcelona mbrëmë arriti të kalojë në finale të Superkupës së Spanjës, pasi arriti të mposht Real Sociedadin vetëm pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta inFokus.

Në radhët e ‘blaugranëve’ nuk u paraqit kapiteni, Lionel Messi, për shkak të një lëndimi që kishte pësuar kundër Granadës.

Në mëngjesin e ditës së sotme katalunasit i janë rikthyer sërish stërvitjeve, duke u përgatitur kështu për finalen, e cila luhet të dielën.

-Advertisement-

I pranishëm ishte argjentinasi, por vendimi për gjendjen e tij fizike dhe se a do të jetë i gatshëm të paraqitet të dielën, mbetet të shihet nesër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera