Lajme

Kjo është gjendja e kosovarëve të helmuar në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 22:14 | 17 September 2017

Punëtorë të Komunës së Rahovecit janë helmuar në Durrës.

Anëtari i kryesisë së AAK’së Samajl Latifi ka treguar se 13 punëtorët që ishin për fundjavë në Durrës, kanë marrë trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:

-Advertisement-

Me shqetësim e mora lajmin e helmimit të punëtorëve të Komunës së Rahovecit, të cilët ishin për pushim këtë fundjavë në Durrës.

Jam informuar se ata pasi kanë konsumuar drekë në një restorant në Durrës, kanë hasur në shenja helmimi dhe janë dërguar në emergjencë.

Janë 13 punëtorë që janë helmuar, ku pesë prej tyre tashmë janë liruar, kurse tetë të tjerë vazhdojnë trajtimin mjekësor, jashtë ndonjë rreziku.

U uroj punëtorëve shërim sa më të shpejtë dhe kthim në vendin e tyre të punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera