Lajme

Kjo është gjendja e gruas që u lëndua pasi e zuri lisi në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 06 June 2022

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar rëndë pas rrëzimit të një lisi në lagjen “Pejton” të Prishtinës.

E lënduara është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

-Advertisement-

Mjeku kujdestar, Ejup Govori njoftoi se 30-vjeçarja ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Gjendja e saj është stabile, pra është jashtë rrezikut për jetë, por ka lëndime serioze në ekstremitet e poshtme. Ende nuk kemi raport të detajuar por dyshohet për frakturë”.

Tutje ai tregoi se e lënduara ka edhe dhimbje të shpinës dhe dyshohet se mund të ketë lëndime të unazës.

Tashmë trupin e pajetë të burrit që vdiq e ka marrë Mjekësia Ligjore, ndërkohë që Zjarrfikësit po pastrojnë vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera