Lajme

Kjo është gjendja e fëmijëve të çiftit mërgimtar që vdiq në aksidentin në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 29 July 2022

Nga Emergjenca e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për gjendjen e dy fëmijëve që mbetën të lënduar nga aksidenti në Podujevë, ku vdiqën dy persona.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i ka thënë Gazetës Express se gjendja e tyre është stabile aktualisht, por se kanë lëndime të rënda.

Ai ka treguar se mosha e fëmijëve është 4 dhe 5 vjeç.

-Advertisement-

“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera