Lajme

Kjo është gjendja e babait të Albert Krasniqit pasi e vrau atë

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 28 January 2021

Skender Krasniqi dje rreth orës 17:00 ka vrarë me armë zjarri djalin e tij Albert Krasniqi.

Pas vrasjes, ai kishte thirrur vet Policinë e Kosovës.

Ndërsa, vrasja nga avokati i tij po vlerësohet të ketë qenë aksidentale.

-Advertisement-

Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë për Express se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht, derisa ka deklaruar se gjendja e Skenderit është e rëndë.

Ai thotë se Skender Krasniqi ka thënë se aksidentalisht e ka vrarë të birin, derisa nuk ka folur më.

“Ai ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale dhe nuk ka folur më. Gjendja e tij është e keqe ai është shumë i mërzitur dhe nuk po flet”, ka shtuar ai.

Avokati Krasniqi ka thënë se Skender Krasniqi asnjëherë nuk ka pasur probleme me Albertin, ndonëse ky i fundit ka pasur probleme me të tjerët

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera