Lajme

Kjo është gjendja e 23-vjeçares që u lëndua nga rënia e kulmit të objektit të Komunës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 20 January 2024

Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo.

-Advertisement-

Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

Rënia e kulmit ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera