Lajme

Kjo është gjendja e 21 vjeçares që ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 27 April 2021

21-vjeçare që ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Pejë është në gjendje të rëndë.

Për gjendjen e saj, për Express ka dhënë detaje shefi i Intensives në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se 21-vjeçarja ka marrë lëndime serioze në disa pjesë të trupit.

Eksperimenti rezulton i suksesshëm, asnjë i infektuar në koncertin me 5 mijë persona

-Advertisement-

“Ajo ka ardhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Është në gjendje të rëndë, ka marrë lëndime serioze në boshtin kurrizor dhe në gjoks. Po ashtu ka lëndime edhe në kokë”, tha Uka.

Po ashtu ai tha se ajo është duke u trajtuar me të gjitha terapitë e nevojshme.

“Ajo është duke u mjekuar me të gjitha terapitë e nevojshme, jemi duke e përcjellur gjendjen e saj”, tha Uka.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se për rastin janë intervisutar 3 persona në cilësinë e dëshmitarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera