Uncategorized

Kjo është gjendja e 21 vjeçares nga Peja që ka rënë nga kati i tretë i një hoteli

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 27 April 2021

21-vjeçare që ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Pejë është në gjendje të rëndë.

Për gjendjen e saj, ka dhënë detaje shefi i Intensives në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se 21-vjeçarja ka marrë lëndime serioze në disa pjesë të trupit.

Ajo ka ardhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Është në gjendje të rëndë, ka marrë lëndime serioze në boshtin kurrizor dhe në gjoks. Po ashtu ka lëndime edhe në kokë”, tha Uka.

-Advertisement-

Po ashtu ai tha se ajo është duke u trajtuar me të gjitha terapitë e nevojshme.

“Ajo është duke u mjekuar me të gjitha terapitë e nevojshme, jemi duke e përcjellur gjendjen e saj”, tha Uka.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se për rastin janë intervisutar 3 persona në cilësinë e dëshmitarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera