Lajme

Kjo është gjendja e 144 pacientëve me covid-19 në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 06 July 2020

Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pomologjisë dhe njësia intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv.

Në Klinikën Infektive ka 111 raste, në intensive të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitiv.

Në Klinikën Infektive, nga 111 rastet, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

-Advertisement-

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera