Kjo është fotografia për të cilën Sekiraqa u kthye në burg
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 21 Tetor 2017
Enver Sekiraqa vetëm një ditë pas ndërprerjes së masës së paraburgimit i akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, është kthyer mbrëmë në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Arsyeja e kthimit është se prokuroria ka vlerësuar se ai ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, e cila i ishte caktuar.Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi të shtunën për lajmi.net ka dhënë detaje për shkeljet që ka bërë klienti i saj, Enver Sekiraqa, vetëm një orë pas lirimit, të cilat kanë shtyrë që ai të kthehet në paraburgim.
“Është kthyer në paraburgim sepse prokuroria pretendon se ka shkelë urdhërin e gjykatës, ku i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, sepse ka qenë në vizitë një avokat i tij, që e përfaqëson në një rast tjetër edhe ai ka qenë me nipin.
Janë fotografuar në shtëpinë e tij, një orë mas lirimit duke e postuar në Facebook dhe më këtë e ka shkelë masën e arrestit shtëpiak, për arsye se e ka pasur të ndalur të kontaktojë më persona tjerë përveç anëtarëve të familjes”, ka thënë Kelmendi.Ajo ka treguar se të martën më 24 tetor, do të mbahet një seancë dëgjimore për caktimin e paraburgimit.
Enver Sekiraqa është dënuar nga shkalla e parë e Gjykatës së Apelit me 30 vjet burg për vrasjen e policit Trium Riza në vitin 2007.Kjo është fotografia që u bë nga disa familjar të Sekiraqes, natën e lirimit të tij.3 orë më parë.


T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































