Fokus

Kjo është formula për marrëveshjen LDK – VV sipas “kumbarës së koalicioneve” – Dardan Gashit

Autori: Halil Berisha 15:24 | 12 December 2019

Dardan Gashi, ani se jo në parti politike, arriti të jetë njëri prej kryesorëve në krijimin e dy koalicioneve të cilat bënë Qeverinë.

Njëherë LDK-PDK e njëherë PDK-AAK e NISMA, shkruan gazeta inFokus.

Megjithatë, tani Dardan Gashi ka hyrë edhe zyrtarisht në parti politike, në NISMA-n Socialdemokrate të Fatmir Limajt.

-Advertisement-

E tash në këtë kohë opozita dolën më të votuarit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, në tentim për të bërë Qeverinë janë edhe Vetëvendosje bashkë me LDK-në.

Por, pavarësisht se në këto tentativa janë qe disa muaj, pasi takime patën edhe para zgjedhjeve, kjo ende nuk po arrihet.

Tash, kryesisht shkaku i telasheve që kanë dalë me postin e Presidentit e atij të Ministrit të Punëve të Brendshme, shkruan gazeta inFokus.

Por, sipas “ekspertit” të koalicioneve, Dardan Gashit, problemi është krejt tjetërkund e jo tek këto poste.

“Duhet me pas gatishmëri te të dy palët prej çka po shoh unë, në sipërfaqe duket se ka gatishmëri por në brendësi shihet qartë se nuk ka se këto të dy parti do të thotë më shumë po takohen kanë dhanë premtim se do të bëjnë qeveri bashkë se sa që janë me t’vërtetë të gatshme me bo, këtu po shihet qartë se të dyjat në mënyrën e vet janë pishman për ato premtimet që i kanë dhënë në opinion e tash gjejnë arsyetime si njana si tjetra sepse nuk duan të futen në koalicion”, ka thënë Gashi në një prononcim për Gazetën inFokus.

Bile, Gashi thotë që në këtë formë duket se Vetëvendosjes nuk do të mund t’i ndihmonte madje as ai.

“Është në dorë të mandatarit ju e dini p.sh te Kryeministri Haradinaj ka qenë në fund me dy ministri, në koalicion për me i akomodu partnerët e koalicionit kurse Vetëvendosje po insiston që është fituese e zgjedhjeve, po duhet me pas parasysh se në prapë vetëm një deputet ka më shumë se LDK-ja e nuk është fitues absolut i zgjedhjeve që të vendos kushte të tilla edhe e dyta që nuk ka partnerë të tjerë, Vetëvendosja praktikisht duke vendos vija të kuqe ka mbyllë mundësinë që t’i thotë LDK-së që nëse ju nuk vini shkojmë me tjetërkënd, praktikisht e ka vendos vetën në një pozitë që është vështirë edhe me i ndihmu, sepse është situatë e ngurtësuar”, ka thënë Gashi.

Megjithatë, Gashi thotë që edhe për telashet që iu kanë dalur Vetëvendosjes e LDK-së, sikur puna e postit të Presidentit, ka një zgjidhje, shkruan gazeta inFokus.

“Të tregoj të drejtën unë nuk e kuptoj Vetëvendosjen që ngul këmbë ashtu do të thotë deri tash traditë ka qenë që edhe posti i Presidentit të jetë gjithmonë pjesë e kalkulimeve të koalicioneve do të thotë kanë ndodh edhe koalicione ku Presidenti ka qenë në funksion e megjithatë është përmend edhe çështja e Presidentit që nëse vjen puna jep dorëheqje Presidenti ose shkarkohet ose çfarëdo që ndodhë kujt i takon Presidenti, do të thotë çfarëdo negociate ose bisede për koalicione më përpara ka qenë pjesë sepse parlamenti tek ne e zgjedh Presidentin, rrjedhimisht duhet me pas marrëveshje politike se duhetn 61 deputet pozitiv edhe duhen 80 deputet në sallë do të thotë nuk është absurde çka kërkon LDK-ja, më absurde më duket kryeneqësia e Vetëvendosjes që mos të lëvizë në këtë pikë, pyetja tjetër është që a i kanë këta votat, në parim këta nuk i kanë votat fare për me zgjedh Presidentin kur është kjo më duket në prill të 2021 do të thotë edhe kjo mund të jetë një prej arsyeve pse është ngurtësu kjo temë sepse të dytë e dijnë që në parim nuk i kanë votat që ti kenë 80 deputet në sallë, do të thotë parimisht nëse kishte pasur vullnet të mirë ka formula sa të duash për mu zgjedh ky problem, Vetëvendosje mund për postin e Presidentit në momentin kur ish zgjedh Presidenti të kërkoj të kthehen ndonjë ministri mbrapa që deri atëherë kishte me i mbajt LDK-ja do të thotë formula ka sa të duash mundësi ka sa të duash, ne kemi pas situata ma të komplikune ku skemi pas as numrin e deputetëve po prapë kemi gjetë marrëveshje, prapë kemi gjetë mundësi, po problemin e shoh te mos-gatishmëria tek të dy palët por sidomos Vetëvendosjes me lëvizë”, ka thënë Gashi në një prononcim për Gazetën inFokus.

“Zgjidhje ka mirëpo njëra palë duhet me qenë më fleksibile në këtë rast ai që merr Kryeministrin duhet me qenë pala fleksibile, po e përsëris pra z. Haradinaj u desht me mbet në fund me dy ministri prej 21 sa i kemi pas, pasi posti i Kryeministri vlerësohet prej situatave por dy deri në katër ministri vlerësohet Kryeministri, u pa çfarë roli ka Kryeministri, jep dorëheqje shkon vendi në zgjedhje, nuk është post që krahasohet me ministri e as me Presidentin”.

Dardan Gashi, si ekspert i kësaj lëmie, zgjidhje ka edhe për problemin e ministrit të Punëve të Brendshme, i cili po del të jetë edhe mollë sherri në mes të LDK-së e Vetëvendosjes.

Sipas Gasjit, kjo e fundit e ka keqkuptuar rolin e kësaj ministrie, shkruan gazeta inFokus.

“Te ministria e brendshme, ka këtu keqkuptime mendoj nga ana e Vetëvendosjes e cila ska qenë kurrë në ekzekutiv edhe mendon që është Ministria e Brendshme sikur në kohë të Serbisë, që ministri i brendshëm i jep urdhëra policisë e nuk është ashtu, ministri i brendshëm tek ne është një lloj koordinatori po tek policia organizohet prej drejtorit të policisë edhe prej strukturave të veta, e ministri i brendshëm nuk mundet me dhanë urdhëra qysh mendojnë këta në ato idetë e kohës së Serbisë ose komunizmit, LDK, ka pas nevojë me MPB-në e ka mbajtë ministrinë dy qeveri nëse nuk gaboj, mirëpo mendoj që VV edhe këtu e ka gabim tu mëndu që ministria e brendshme i jep pushtet absolut edhe e dyta duke e pas parasysh relacionin relativisht të komplikuar që e ka Vetëvendosja me policinë nuk besoj që kish me qenë ide e mirë që në qeverisjen e parë Vetëvendosje me marrë këtë ministri edhe se krijon edhe pasiguri edhe në polici duke pas parasysh do të thotë që me vite ka pas përleshje të mëdha në mes të Vetëvndosjes dhe Policisë”, ka thënë Gashi.

Dardan Gashi, gjatë intervistës për Gazetën inFokus edhe ka bërë një paralajmërim shumë interesant.

Gashi ka dhënë shenja që tashmë i ka hyrë punës për një formacion të ri politik, pasi sipas tij, nëse të tjerët rrijnë, këta që tani po cilësohen opozitë, nuk janë njerëz që rrijnë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera