Lajme

Kjo është femra që zëvëndëson Mimoza Kusarin në AKR (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 15 May 2017

Që kur Mimoza Kusari la Aleancën e Behgjet Pacollit, ky subjekt politik ka qenë në kërkim të një gruaje të sukseshme të cilës do t’ia besonte pozitën e zv.presidentes së AKR-së. Dhe duket se e ka gjetur. Ajo është Albena Reshitaj me titull Doktor i Shkencave Mjekësore.

Reshitaj që është edhe profesoreshë e Ortopedisë së nofullave në Fakultetin e Mjekësisë në UP udhëheq edhe Seksionin e Shkencave Mjekësore dhe është anëtare e shumë formueve vendore dhe ndërkombëtare që lidhen me profesionin e saj, shkruan Magazina.al

Si autore e mbi 10 punime shkencore, Reshitaj dikur e angazhuar edhe si gazetare, ka vendosur të merret edhe me politikë.

-Advertisement-

 E diplomuar edhe për dramaturgji, Reshitaj para një kohe iu bashkua Aleancës së Behgjet Pacollit. ”Është koha kur logjikshem duhemi të reflektojmë. Nuk na ka mbetur më kohë as për nostalgji ndaj figurave të historisë së shtetndërtimit, e as identifikim partiak. Ata që tërë këto vite na ndëshkuan, vetëm me ndëshkim mund t’i largojmë. E ndëshkimi i duhur për gjendjen në të cilën e sollën vendin, është largimi nga pushteti. Është momenti i fundit ta ndalojmë një katastrofë eventuale që mund ta kaplojë Kosovën. Është momenti i fundit për ne, t’i themi STOP të keqës”, ka thënë Reshitja.

Ndryshe, Reshitaj me origjinë nga Suhareka rrjedh nga një familje artistësh e njerëz të ekranit. Ajo është vajza e gazetarit të vjetër, Reshat Reshitaj dhe motra e këngëtares Edona Reshitaj si dhe e moderatorit të Klan Kosovës, Kushtrim Reshitaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera