Lajme

Kjo është femra e intervistuar në rastin e vdekjes së policit në Zhur

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 14 February 2020

Me 28 janar, në fshatin Zhur të Prizrenit, një shpërthim eksplozivi tronditi gjithë vendin. Ky shpërthim la të vdekur një person dhe dy të tjerë të lëndiar.

Polici i vrarë nga ky shpërthim ishte anëtari i Njësisë Speciale të Kosovës, Sami Thaqi.

Personi i parë që u arrestua në lidhje me këtë rast ishte Irfan Badallaj, në shtëpinë e të cilit ndodhi shpërthimi.

-Advertisement-

Por nga hetimet e bëra deri më tani, besohet se në vdekjen e policit, Sami Thaqi ka gisht edhe dikush tjetër.

Indeksonline përmes burimeve, mëson se për këtë rast është intervistuar edhe motra e gruas së Irfan Badallajt. Inicialet e saja janë Z.Sh.

Prokuroria është duke hetuar Z.Sh që dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë pasur gisht në vdekjen e policit.

Z.Sh është duke u hetuar në procedurë të rregulltë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera