Lajme

Kjo është dita kur do të zhvillohet takimi i tretë Rusi-Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 13 March 2022

Ditën e hënë pritet të zhvillohet takimi i 3-t i dialogut mes Ukrainës dhe Rusisë, për të gjetur një zgjidhje për ndalimin e luftës.

Ka qenë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i cili ka konfirmuar se ditën e hënë do të zhvillohet raundi i tretë i bisedimeve mes palëve.

Javën e shkuar pati dy takime mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, por pa asnjë rezultat konkret.

-Advertisement-

Nga ane Rusisë kërkohet që Ukraina të njohë pavarësinë e rajoneve të Donetsk dhe Luhansk, si dhe njohjen e shkëputjes së Krimesë.Por të treja kërkesat e bëra nga pala ruse janë hedhur poshtë nga presidenti ukrainas Volodymir Zelensky.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera