Sport

Kjo është dëshira e Gareth Bale

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 21 June 2018

Agjenti i Gareth Bale, Jonathan Barnett, ka folur së fundmi për lojtarin e tij në një intervistë të dhënë për mediat Britanike. Sipas Barnett, Gareth Bale dëshiron të ketë një sezon më të mirë se ai i kaluari dhe kërkesa e tij nuk ka të bëje asgjë me paratë, por me minutat e luajtura në fushë.

“Kemi patur nje bisedim me Real Madridin dhe i kemi pare se si jane gjerat. Bale deshiron te kete nje vit me te mire se ky i fundit. Deshiron te luaje me shume dhe kjo eshte kerkesa e tij. Mendoj se eshte njeri nga tre apo kater lojtaret me te mire ne planet. Ai duhet te luaje. Nuk ka te beje me parate.”

“Gareth deshiron te fitoje Topin e Arte dhe une mendoj se ai mundet. Ai eshte lojtari me i mire Britanik i te gjitha koherave, per aq kohe sa dikush nuk mund te me tregoje ndonje me te suksesshem se ai. Golat ne finalen e Championsit zgjuan nje interes per te por ne vecse e dinim se sa i mire eshte.”

-Advertisement-

“Gareth nuk ka nevoje te deshmoje se sa i mire eshte. Shenoi nje gol spekatkolar ne Kiev. Ai e dashuron jeten ne Spanje, eshte shume i lumtur atje, por duhet te presim dhe te shohim. Ai duhet te luaje. Do te me pelqente ta kisha ne ekipin tim (Arsenalin) por shanset qe keto te ndodhin jane po aq sa jane shanset e mia te shkoj ne hene.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera