Sport

Kjo është deklarata emocionuese e Oleksander Usyk pasi u shpall kampion bote në boks

Autori: Gazeta inFokus 00:26 | 26 September 2021

Oleksander Usyk është kampioni më i ri i botë në boks në kategorinë e peshave të rënda, shkruan Gazeta inFokus.

Boksieri ukrainas i’a ka arritur ta mposhtë Anthony Joshuan, në meçin e zhvilluar në stadiumin ‘Tottenham Hostpur Stadium’ në Londër.

Me këtë triumf Usyk i’a ka arritur të i’a rrëmbej Joshuas tre titujt kampion, WBA, WBO dhe IBF.

-Advertisement-

Oleksander Usyk ka fituar vetëm me pikët e gjyqtarëve, pasi nuk arriti ta nokautonte kundërshtarin në 12 raunde.

Megjithatë raundi i 12-të ishte vendimtar, pasi Usyk goditi fuqishëm disa herë Joshuan.

Pas meçit ka folur Oleksander Usyk, i cili është shprehur shumë i lumtur me triumfin, teksa ka shtuar se meçi ka shkruar siç e kishte pritur.

“Kjo do të thotë kaq shumë për mua, është e pabesueshme. Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prisja, kishte disa momente ku Anthony më shtyu, por nuk ishte asgjë e veçantë. Dymbëdhjetë vjet më parë gruaja ime më tha po, dhe unë e festova këtë me fitore. Ne kemi punuar kaq shumë që nga janari për këtë luftë, më mungojnë fëmijët e mi dhe i shikoj ata duke luajtur, dua të shkoj në shtëpi para se të mendoj për ndeshjen e re. Ju nuk keni parë më të mirën prej meje akoma”, deklaroi Usyk./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera