Sport

Kjo është deklarata elektrizuese e Florian Markut pas fitores ndaj Luisettos

Autori: Gazeta inFokus 00:23 | 21 November 2021

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është shpallur përsëri kampion në IBF Internacional në peshat gjysmë të mesme, shkruan Gazeta inFokus.

Marku ka arritur ta mposhtë boksierin francez, Jorick Luisetto, vetëm pas vendimit të gjyqtarëve, pasi në 8 raunde nuk arriti ta nokautonte.

Pas meçit ka folur Florian Marku, i cili fillimisht falënderoi tifozët për mbështetje, kurse me pas tha se boksi është dashuria e tij, duke shtuar se është gati për ta sfiduar çdo boksier.

-Advertisement-

“Faleminderit të gjithë tifozëve që më mbështetet, jam shumë i lumtur që jam këtu, boksi është dashuria ime. Unë e sfidojë çdo boksier, më sillni këdo që dëshironi unë jam këtu”, tha Marku pas meçit.

Kjo ishte fitorja e 10-të e Florian Markut, karshi një barazimi.

Në këtë meç boksieri nga Lushnja u përkrah nga një numër i madh tifozësh shqiptarë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera