Sport

Kjo është deklarata e Xavit pasi Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 08 December 2021

Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas 21 viteve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Katalunasit’ kanë pësuar humbje nga Bayern Muncheni me rezultat 3-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Munchen.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka thënë se Bayerni sonte ka qenë superior.

-Advertisement-

“Bayerni sonte ka qenë superior. Ata na kanë dorëzuar dhe dominuar në çdo aspekt. Ky është realitet”, tha shkurtimisht Xavi.

Me këtë humbje Barcelona ka mbetur e treta në Grupin E me 7 pikë dhe kësisoj garat do ti vazhdoj në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera