Sport

Kjo është deklarata e Shpëtim Idrizit pas fitores së Trepçës ‘89

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 25 November 2020

Trepça ’89 ka arritur të mposht Besën e Pejës me rezultat 4-2, në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas përfundimit të këtij takimi ka folur trajneri i mitrovicasve, Shpëtim Idrizi, i cili ka deklaruar që klubi i tij fitoj me meritë.

“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pavarësisht renditjes tabelare dhe skuadrës që tashmë ka Besa. Ndaj këtyre ekipeve kur nuk realizon të vështirësohen punët. Megjithatë, pavarësisht asaj, ne fituam me meritë për vazhdimësinë e kampionatit”, është shprehur Abazi për Art Sport./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera