Lajme

Kjo është deklarata e Salih Mustafës në Hagë, çfarë tha ai për UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 28 October 2020

Salih Mustafa, ish eprori i Ushtrisë ÇlirimtaRe ë të Kosovës, përballë gjykatës speciale në seancën e dytë ka thënë se lufta e kësaj të fundit ka qenë e pashmangshme dhe e domosdoshme shkruan Gazeta inFokus.

Ai ka thënë se populli i Kosovës nuk ka pas zgjidhje tjetër përveç të mbrohet.

“Duhet t’i them ca fjalë, apo dua të bëj një deklaratë. Unë Salih Mustafa ish- luftëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish- epror i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin e ish- ushtarit të UÇK-së dhe moralin e bashkëluftëtarit duke qenë thellë i bindun se lufta për liri e pavarësi e UÇK-së ka qenë e drejt , e pashmangshme dhe e domosdoshme, sepse okupimi fashist me përmasa gjenocidiale i Sllobodan Millosheviqit si dhe pas luftërave të përgjakshme të këtij kasapi edhe në Bosne e Hercegovinë”, ka theksuar Mustafa.

-Advertisement-

“Mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë shumë zgjidhje, o të përfundonim në kampet e të përndjekurve në kampet përendimore, pa atdhe e liri, ose të angazhoheshim në një rezistencë të gjithanshme, që kulmojnë në luftëra çlirimtare për liri e pavarësi”, ka shtuar ai.

“I nderuar z.gjykatës, duke besuar në moralin tim, bindjet e mia dhe karakterin tim që kan ndërtuar gjatë jetës time, në shërbim të atdheut, të rrugës drejt lirisë, si dhe në shërbim të institucioneve të vendit duke gjithmonë shtetet mike që na ndihmuan në lirinë e vendit tonë”.

“Duke qenë thellë i bindur se UÇK kurrë nuk ka qenë organizatë terroriste apo grup kriminale, por një ushtri çlirimtare, që lindi nga populli dhe e cila më shumë mund e sakrifica duke derdhur edhe gjakun e vajzave dhe djemve më të mirë të kombit, që është bër gurthemel i lirisë që sot ne e gëzojmë”, shtoi ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera