Sport

Kjo është deklarata e Munishit pas fitores ndaj Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 30 November 2020

Ballkani ka mposhtur Arbërinë në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të javës së 15-të në Suharekë, shkruan Gazeta inFokus.

Suharekasit arritën të triumfonin me rezultat 2 me 1.

Pas kësaj përballje, për Art Sport, ka folur trajneri i ‘portokallinjve’ Ismet Munishi, i cili ka thënë që Arbëria luajti lojë të mirë.

-Advertisement-

Me thënë të drejtën sot Arbëria bëri paraqitje të mirë, jo vetëm në pjesën e dytë por edhe në të parën u pa që na kishin studiuar mirë dhe komplimente për lojën atyre.

Nuk i la faj skuadrës time, por kundërshtarëve që luajtën mirë.

Jo, ne jemi 4 skuadra që do luftojmë për Evropën, jemi ne, Drita, Gjilani dhe Prishtina, çdo gjë është e hapur, kampionati është ende i gjatë”, përfundoi Munishi.

Pas kësaj fitore Ballkani vazhdon të mbaj kreun e tabelës me 35 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera