Sport

Kjo është deklarata e Haxhi Krasniqit pasi u mposhtë nga Domenic Bosel

Autori: Gazeta inFokus 01:08 | 10 October 2021

Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi, nuk ka arritur ta mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBO, në peshat gjysmë të rënda, shkruan Gazeta inFokus.

Krasniqi është mposhtur nga boksieri gjerman, Domenic Bosel, vetëm pas vendimit të gjyqtarëve, pasi 12 raundet përfunduan pa nokaut.

Pas meçit ka folur boksieri nga Juniku, i cili ka thënë se nuk e ka merituar humbjen.

-Advertisement-

“Kjo nuk është e drejtë, nuk e meritova humbjen”, ka thënë Robin Krasniqi për mediumet gjermane.

Ndryshe Krasniqi e kishte mposhtur boksierin gjerman në meçin e kaluar, duke e nokautuar në raundin e dytë.

Tashmë kampion i ri i botës në boks në kategorinë IBO në peshat gjysmë të rënda është Domenic Bosel./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera