Sport

Kjo është deklarata e Bekim Isufit para takimit ndaj Malmos

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 09 July 2018

Drita nesër do të luaj ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Malmos në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Trajneri i Kampionëve të Kosovës, Bekim Isufi e ka quajtur ndeshje historike dhe ka thënë se është me fat që skuadra e tij do të luaj një ndeshej të tillë.

“Një ndeshje historike edhe për ne si klub por edhe për gjithë Kosovën”, ka thënë Isufi.

-Advertisement-

“Shumë vite është dashur të kemi një ndeshje të tillë, fati e deshti që klubi ynë të jetë në këtë ndeshje historike”, shtoi ai.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet aq sa kemi pasur mundësi kundër një kundërshtari të nivelit të lartë”, përfundoi trajneri.

Drita është skuadra e parë kosovare që luan një ndeshje kualifikuese të Ligës së Kampionëve pasi fitoi dy ndeshjet preliminare në Gjibraltar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera