Sport

Kjo është deklarata e Armend Dallkut pas barazimit me Dritën

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 12 July 2020

Prishtina nuk ka arritur me shumë se një barazimi 1-1 ndaj Dritës, në duelin e vlefshëm për javën e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i kryeqytetasve, Armend Dallku tha se gjasat për titull janë zvogëluar, derisa foli edhe për mungesat në mesfushë.

“Gjasat tashmë janë zvogëluar shumë, në çdo ndeshje kemi potencuar se luajmë për tre pikë, kishim mungesa sot në mesfushë me Zybën dhe Ahmetin, dhe ndoshta që nuk na dha mundësi të freskohet ky repart i yni”, tha fillimisht Dallku.

-Advertisement-

Tutje tekniku prishtinas theksoi se gjyqtari nuk i dha një penallti të 100 për qindtë.

“Bëmë një lojë të mirë, kishim edhe një penallti dhe për mendimin tim, ajo nuk na u dha, e që ishte 100 për qindtë, por kjo të mbetët në ndërgjegje të referit. Ne kemi pasur raste që nuk na u dhanë penallti si në Podujevë dhe këtu ndaj Drenicës, dhe ky ishte rasti i tretë që nuk na ipet në favor tonin. Mesa di unë, ndaj Dritës nuk janë dhënë penallti në 2-3 vitet e fundit, dhe sa më kanë thënë, ishte Florent Hasani që iu ka shënuar nga 11 metra e i cili luan tashmë në Hungari”, përfundoj Dallku.

Pas këtij barazimi Prishtina mbetet e katërta me 58-të pikë, 7 me pak se Drita që kryeson tri xhiro pa përfunduar kampionati./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera