Sport

Kjo është deklarata e Ardian Nuhiut pas fitores ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 05 December 2021

Skuadra e Dritës e ka fituar derbin ndaj Prishtinës me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 17-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, golin e vetëm për ekipin gjilanas e realizoi Marko Simonovski (36’).

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, i cili ka përgëzuar lojtarët për luftën e treguar në fushë.

-Advertisement-

“Dua të përgëzojë djemtë për grintën dhe për luftën që zhvilluan në fushë. U vendosëm mirë taktikisht dhe nuk lejuam kundërshtarin të na rrezikojë”, tha fillimisht Nuhiu.

Me pas tekniku shkupjan theksoi se e kanë merituar fitoren në kryeqytet, duke shtuar se kanë mundur të shënojnë më shumë gola.

“Futbollistët janë më meritorët për këtë fitore. Kemi krijuar shumë raste si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën dhe me meritë e morëm fitoren në kryeqytet. Ishim shumë të disiplinuar duke ditur se Prishtina ka cilësi. Përveç atij goli kemi mundur të shënojmë edhe më shumë, por rëndësi kanë tri pikët”, deklaroi Nuhiu.

Pas kësaj fitoreje, Drita renditet e treta me 31 pikë, kurse Prishtina mbetet e pesta me 24 sosh./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera