Sport

Kjo është deklarata e Ardian Nuhiut pas barazimit ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 12 July 2020

Drita ka luajtur baras 1-1 në udhëtim te Prishtina, në takimin e vlefshëm për javën e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu është ndarë i kënaqur me ndeshjen e zhvilluar nga djelmoshat e tij.

“Mendojë që niveli i lojës sot ishte i mirë, kemi bërë një takim shumë të mirë pas një rezultati negativ, ekipi reagojë mirë, krijuam edhe raste dhe me pak fat mund të fitonim”, tha fillimisht Nuhiu në SSK.

-Advertisement-

Për fund trajneri i Dritës deklaroi se kishin më shumë topin në këmbë dhe kanë mundur të fitojnë.

“Prishtina pos golit, kishte vetë një goditje në shtyllë dhe mendoj që ne kishim më shumë nga loja dhe me më pak koncentrim, kemi mundur të fitojmë. I paralajmërova lojtarët që të kemi topin më shumë në këmbë, ku krijuam rastet dhe shënuam golin e barazimit, por kemi mundur të shënojmë edhe më shumë”, përfundoj Nuhiu.

Pas këtij barazimi Drita vazhdon kryesimin me 65 pikë, 4 me shumë se Gjilani që renditet i dyti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera